Mirlinda Bytyçi-Rexhepi
Nënkryetare-Gjyqtare - Gjykata Themelore Ferizaj
Mr.sc Mirlinda Bytyqi Rexhepi është nënkryetare e Gjykatës dhe gjyqtare në Depatamentit të Përgjithshëm - Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Bytyqi Rexhepi, ka diplomuar në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik, ndërsa studimet postdiplomike i ka përfunduar në dhjetor të viti 2008 në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik - drejtimi financiar. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2014. Nga viti 2005 deri në vitin 2010, ka punuar mësimdhënëse e Edukatës Qytetare në Shkollën Fillore \\\\\\\\\\\\\\\"Ganimete Tërbeshi\\\\\\\\\\\\\\\" - Ferizaj, ndërsa gjatë kësaj periudhe gjatë vitit 2008 ka qenë drejtor e filialit K.S. ”Elsig” në Ferizaj. Prej vitit 2011 deri në vitin 2012 Bytyqi Rexhepi ka ushtruar detyrën e praktikantit gjyqësor në Gjykatën Komunale në Ferizaj. Nga viti 2014 deri në muajin korrik 2016 ka punuar si mbrojtëse e viktimave pranë ZMNV-së në Ferizaj, për të vazhduar me pozitën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Më 31 korrik 2017 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj.