Burhan Berisha
Gjyqtar mbikeqyres - Dega Kaçanik - Dega në Kaçanik
Burhan Berisha, është gjyqtar mbikëqyres në Degën në Kaçanik dhe gjyqtar i lëmisë civile në Gjykatën Themelore Ferizaj - Dega në Kaçanik. Berisha, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës në vitin 2007, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2013. Ka të kryer edhe provimin për përmbarues privat. Nga viti 2009 deri në vitin 2010, kreu praktiken profesionale në Gjykatën Komunale në Kaçanik, ndërsa nga viti 2010 deri më 2014, ka punuar në një zyre për shërbime juridike dhe më vonë si avokat, nga viti 2014 deri në korrik 2017, ka qenë bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore Ferizaj. Më 31 korrik 2017 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore Ferizaj, nga muaji maj 2019 është gjyqtar në Degën e Gjykatës në Kaçanik. Ndërsa.nga 1 nëntor 2021 është emëruar gjyqtar mbikëqyrës i Degës në Kaçanik, me mandat pesë vjeçar.