Fitore Daci
Gjyqtare - Gjykata Themelore Ferizaj
Fitore Daci është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Daci, ka diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin Juridik - Universitetin e Prishtinës, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007.Nga viti 2002 deri në vitin 2007, ka punuar Zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Kaçanikut për të vazhduar me pozitën e zyrtares administrative në Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës deri në vitin 2008. Nga viti 2008 deri në vitin 2017, ka qenë Avokate Publike dhe zyrtare ligjore në Komunën e Kaçanikut. Më 31 korrik 2017 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore ne Ferizaj, aktualisht ëshë gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal.