Mimoza Shabani
Gjyqtare - Gjykata Themelore Ferizaj
Mimoza Shabani është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Shabani ka diplomuar në Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës në vitin 2012, kurse provimin e Jurisprudencës e kreu vitin 2016. Nga muaji janar 2013 deri në dhjetor të vitit 2013, ushtroi detyrën e praktikantit në Zyrën e Avokatit Avni Ibrahimi ne Ferizaj, Nga fillimi i vitit 2015 deri në shator 2015, ka ushtruar detyrën e zyrtares përmbarimore në kuadër të Projektit të USAID, për zvogëlimin e lëndëve përmbarimore në Gjykatën Themelore ne Ferizaj. Nga shtatori i vitit 2015 deri në qershor 2016, ka ushtruar detyrën e sekretares juridike në Gjykatën Themelore ne Ferizaj, ndërsa gjate vitit 2017 ka qenë zyrtare ligjore në Zyrën e Noterisë tek Noteri Selatin Shahini. Shabani gjatë vitit 2018 deri në janar të vitit 2019, ka ushtruar detyrën e Zyrtare e Lartë për Bashkëpunim Profesional ne Gjykatën Themelore ne Ferizaj. Më 21 janar 2019 është emëruar Gjyqtare në Gjykatën Themelore ne Ferizaj.