Armend Ahmeti
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Armend Ahmeti është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ahmeti ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ndërsa në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Juridik, Programi Civil, ka përfunduar studimet postdiplomike dhe në po të njëjtin Universitet vijon studimet e doktoratës në Programin Civil.Ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2019. Në vitin 2017, ka qenë praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës, pastaj ka shërbyer në Gjykatën Themelore në Gjilan përmes programit të praktikës të Grupit për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe në janar të vitit 2020 merr licencën e avokatit, profesion të cilin e ushtron deri në marrjen e detyrës së gjyqtarit. Ahmeti më 8 korrik 2022 është emruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ka publikuar disa punime hulumtuese-shkencore nga fusha e së drejtës civile në revista kredibile kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.