Dardan Maloku
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Dardan Maloku, është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Maloku kreu studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dega në Gjilan, ndërsa në vitin 2018 mori titullin master i shkencave juridiko penale. Më 30.12.2019 i njëjti kreu provimin e jurisprudencës. Gjyqtari Maloku gjatë vitit 2018 mbaroi praktikën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndërsa nga data 03.08.2018, ka qenë i angazhuar në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, fillimisht si praktikant pastaj edhe si zyrtar ligjor në Zyrën Ligjore. Nga janari i vitit 2021, punoi si zyrtar ligjor në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Nga 16.08.2021 deri më 30.06.2022, punoi si Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Maloku më 8 korrik 2022, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.