Adem Shabani
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Adem Shabani, është gjyqtar në Departamentin e Pergjithshëm - Divizioni Penal në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Shabani ka diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2001. Nga viti 1983 deri në vitin 1988 ka punuar në pozita të ndryshme në Shkollën e mesme Ekonomike në Ferizaj, dhe më pas nga viti 1988 deri më 1993 ka punuar drejtor i administratës në Komunën e Shtërpcës. Për të vazhduar më pas nga viti 1999 deri në vitin 2000 ku u emëruar nënkryetar i Komunës së Shtërpcës deri në vitin 2002. Shabani në viti 2003 u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Komunale në Shtërpce. Pozitën e mbikëqyrësit të Gjykatës Themelore të Ferizajt – Dega Shtërpcë e morri më 01.01.2013, ndërsa nga muaji mars 2017, është gjyqtar në divizionin penal të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Shabani nga viti 2019 është gjyqtar përgjegjës i Divizionit Penal.