Sahit Krasniqi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Sahit Krasniqi është gjyqtar i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Krasniqi ka diplomuar në vitin 1984 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Krasniqi kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Ndërsa nga viti 1985 deri në vitin 2000, ka punuar në pozita të ndryshme në KPTU – Kosova Trans në Ferizaj. Sahit Krasniqi ka punuar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ferizaj, në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2004. Gjithashtu ka punuar edhe si prokurorë në periudhën prej 10.06.2004 e deri në vitin 2010 në Prokurorinë Komunale të Ferizajt. Ndërsa në Gjykatën Komunale të Ferizajt është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm nga data 22.10.2010 ku dhe punoi deri më 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 Sahit Krasniqi, u emërua gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Në vitin 2016 gjyqtarit Krasniqi i është ndarë çmimi për Drejtësi \\\"Sali Çekaj\\\", për kontributin e dhënë në ndërtimin e sistemit të pavarur të drejtësisë në Kosovë nga Ministria e Drejtësisë. Krasniqi ka qenë nën kryetar i Gjykatës, nga viti 2013 deri në fund të vitit 2016. Ndërsa nga viti 2018 ushtron pozitën e nënkryetarit të gjykates. Nga 1 janar 2021, me vendim të KGJK-së, caktohet Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës deri në fund të shtatorit 2021.