Shabi Idrizi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Shabi Idrizi është gjyqtar i Departamentit për të Mitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Idrizi ka diplomuar në vitin1988 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2004. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale Viti në vitin 2002 - 2003. Shabi Idrizi gjithashtu ka punuar edhe si avokat në periudhën prej 20.05.2004 e deri në gjysmën e vitit 2012. Ndërsa më 08.06.2012 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale Kaçanik ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga 1 janari i vitit 2013, Idrizi u emërua gjyqtar në lëminë penale në Gjykatën Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik. Nga muaji mars 2019 i njëjti është gjyqtar në Divizionin Penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Nga 1 korrik 2022 Idrizi caktohet gjyqtar në Departamentin për të Mitur.