Riza Livoreka
Gjyqtar - Dega në Kaçanik
Riza Livoreka është gjyqtar në Gjykatës Themelore në Ferizaj - Dega në Kaçanik. Livoreka ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1990, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2001. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale për kundërvajtje në Kaçanik në vitin 2001 – 2002. Ndërkaq nga 01.09.2003 deri më 11.12.2003 ka punuar si bashkëpunëtor profesional, për të kaluar më pas në pozitën e gjyqtarit më 12.12.2003 deri në vitin 2013. Më 15.07.2013 Livoreka u emërua gjyqtar mbikëqyrës I Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik të cilën pozitë e ushtroi deri në tetor të vitit 2017. Aktualisht është gjytar i lëmisë civile në Gjykates Themelore të Ferizajt - Dega në Kaçanik.