Burim Emërllahu
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Burim Emërllahu është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm - Divizionit Civil, njëkohësisht udhëheqës i këtij departamenti në Gjykatën Themelore Ferizaj. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2003, kurse provimin e jurisprudences e kreu në vitin 2005. Praktikën profesionale e ka kryer në Gjykatën Komunale në Viti në periudhën një vjeçare 2004-2005. Gjithashtu ai ka punuar njëkohësisht edhe ne zyrën e avokatit nga viti 2003 deri në vitin 2005. Si avokat ka punuar nga korriku i vitit 2006 deri në dhjetor të vitit 2007. Në Gjykatën Komunale në Gjilan ka filluar punën në vitin 2010, kurse si gjyqtar i Gjykatës Themelore në Gjilan u caktua më 01.01.2013. Përveç punës në sistemin gjyqësor, gjyqtari Emërllahu ka qenë koordinator i QKRA-së - Ministria e Punëve të Brendshme në Viti nga viti 2007 deri më 2010. Gjithashtu ka punuar edhe në programin fillestar të arsimit ligjor në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Nga nëntori i vitit 2015 punon si gjyqtar në Divizionin Civil të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërsa nga prilli i vitit 2022 është edhe udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm.