Habib Zeqiri
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
- Mr.sc. Habib Zeqiri është gjyqtar i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Zeqiri ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005, ndërsa studimet postdiplomike i ka kryer në 2012 në drejtimi kushtetues – administrativ, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2015. Gjatë vitit 2010 ka punuar i monitorues i Rrjetit për Gazetari Hulumtuese BIRN. Gjatë vitit 2011 deri në fund të vitit 2012 ka qenë referent për ekzekutime në Gjykatën Komunale në Ferizaj, ka qenë administrator i Zyrës Noteriale në periudhën prej muajit maj 2013 deri në muajin nëntor të vitit 2014. Nga fundi i vitit 2014 deri në vitin 2016 ka punuar si referent në Gjykatën Themelore në Ferizaj për të kaluar më pas në pozitën e bashkëpunëtorit profesional në po këtë gjykatë. Më 31 korrik 2017 Zeqiri është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj në Divizionin Civil, po ashtu nga viti 2019 është angazhuar edhe me lëndë penale në degën e Gjykatës në Shtërpce, ndërsa nga 1 janar 2021 deri më 1 shkurt 2022 Zeqiri është angazhuar si gjyqtar në Divizionin Penal. Aktualisht është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda.