Magdallena Millosheviq është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe në Degën në Shtërrpcë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 2010. Në periudhën prej 01.09.2010 deri më 01.09.2013 ka punuar në Shkollën Ekonomike-tregtare “Jovan Cvijiq” në Shtërpcë si profesoreshë e grupit të lëndëve juridike. Ka kryer praktikën profesionale si praktikante e avokatit në vitin 2013 dhe nga 27.03.2013 ka punuar në Komunën e Shtërpcës në pozitën e Përfaqësuesit juridik komunal. Me 21.01.2019 është emëruar Gjyqtare e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë.