Kreshnike Zymberi Beqiri
Nënkryetare -Gjyqtare - Gjykata Themelore Ferizaj
Kreshnike Zymberi Beqiri është gjyqtare e Divionit Civil në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Gjyqtarja Zymberi Beqiri ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2013, kurse provimin e Jurisprudencës e kreu vitin 2016. Nga muaji mars deri në korrik të vitit 2013, ka qenë praktikante në Prokurorin Themelore në Ferizaj. Nga gushti i vitit 2013 deri në prill 2016, ka ushtruar detyrën e administratores së Zyrës Noteriale, tek Noter Hysni R.Islami në Ferizaj. Në muajin maj 2016, ka filluar punën si Specialiste për Menaxhimin e Lëndëve Gjyqësore në Gjykatën Themelore në Ferizaj, përmes Projektit për të Drejtat Pronësore në kuadër të USAID, në maj të 2017-ës po në të njëjtin projekt është avancuar në pozitën e bashkëpunëtores profesionale, të cilën detyrë e ka ushtruar deri në nëntor të 2018. Nga dhjetori i vitit 2018 deri në janar të vitit 2021 në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka ushtruar detyrën e Zyrtares së Lartë për Bashkëpunim Profesionale. Më 25 Janar 2021 është emëruar Gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Gjyqtarja Zymberi - Beqiri, më datë 12 shtator 2024 është caktuar nënkryetare e Gjykatës.