Elmaz Zenuni
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Mr.sc. Elmaz Zenuni është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Zenuni ka diplomuar në vitin 1979 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Zenuni ka përfunduar edhe studimet posdiplomike në drejtimin penalo juridik. Nga viti 2003 deri në vitin 2010 ai ushtroi pozitën e Administratorit në Prokurorinë Publike Komunale në Ferizaj. Elmaz Zenuni është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale të Ferizajt në vitin 2010 ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 Zenuni, u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Me vendim të KGJK-së Zenuni gjatë periudhes së vitit 2016, është transferar përkohësishtë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, deri ne fund të muajit prill 2017. Prej muajit maj 2017 është caktuar gjyatar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndërsa prej muajit janar 2018 caktohet gjyqtar në Divizioni Penal.