Hysnije Gashi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Ferizaj
Hysnije Gashi është gjyqtare në departamentin për krime të rënda të Gjykatës Themelore të Ferizaj. Gashi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1987, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2006. Praktikën profesionale Gashi e kreu në vitin 2005 - 2006 në Gjykatën Komunale të Ferizajt. Nga viti 2010 deri më 31.12.2012 ajo ushtroi detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje të Ferizajt. Në fillim të janarit 2013 Hysnije Gashi u emërua si gjyqtare e departamentit të përgjithshëm – divizioni penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Në fillim të vitit 2016 Gashi ushtron detyrën e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda. Më 16 dhjetor 2020 e njëjta arrin moshën e pensionimit.