Ibrahim Idrizi
ish Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj

Ibrahim Idrizi është gjyqtar dhe udhëheqës i Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Idrizi ka diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 1988. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Viti në vitin 1982 - 1983 gjithashtu ka punuar edhe si kryetar, në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Viti në periudhën prej 01 janar 2000 e derinë korrik 2002. Nga viti 2002 deri më 2010 ka qenë Gjyqtar, Gjykata Komunale, Viti, pastaj avokat prej vitit 2010 deri më 2012. Ndërsa në Gjykatën Komunale në Ferizaj është emëruar si gjyqtar , ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 Ibrahim Idrizi, u emëru gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, të Gjykatës Themelore në Ferizaj pozitë të cilën ende e mban.