Misin Frangu
Gjyqtar - Gjykata Themelore Ferizaj
Misin Frangu është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil të Gjykatës Themelore të Ferizajt. Gjyqtari Misin Frangu ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në shkurt 2003, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në marsin e vitit 2006. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ai ushtroi detyrën e Juristit në Agjencinë Juridik, ndërkaq nga marsi i vitit 2006 ushtroi detyrën e avokatit në Viti deri më datën 19.05.2015. Më 19.05.2015 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelor Ferizaj Divizionin për Kundërvajtje, ndërsa nga fillimi i vitit 2017 është gjyqtar në Divizionin Civil të Gjykatës Themelore në Ferizaj.