Bersim Šaipi
Gjyqtar - Dega në Shtërpcë
Bersim Shipi është gjyqtar i Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1985. Provimin e judikaturës e ka kaluar në vitin 1986. Përvojën e praktikantit e ka kryer pranë Prokurorisë Publike Komunale në Prizren nga 15.09.1986 deri me 20.09.1988. Në periudhën prej 07.11.1988 deri me 23.09.1989 ka punuar si sekretar pranë Shkollës fillore në Lubinjë të Poshtme Komuna e Prizrenit. Si gjyqtar për kundërvajtje në Prizren ka punuar në periudhën prej 24.09.1989 deri me 31.07.1992. Në funksionin e Gjyqtarit komunal në Prizren ka qenë në kohën prej dt.01.08.1992 deri më 31.12.2009. Në të njëjtin funksion si gjyqtar ka qenë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Njësia gjyqësore në Shtërpcë në kohën prej 01.01.2010 deri më 27.10.2017.