Caktohet masa e paraburgimit ndaj J. H. për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare

Caktohet masa e paraburgimit ndaj J. H. për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare

Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar si: PP/I.nr.96/15, të datës 19 korrik 2015, në çështjen penale kundër të pandehurit J. H nga fsh. Mirash – Komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 par. 1 nën. par. 1.4 të KPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 18 korrik 2015 dhe do të zgjasë deri më 17 korrik 2015

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Ndërkohë që masa e paraburgimit u është caktuar konform nenin 187 par.1 nënpar,1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së për shkak të dyshimit të bazuar se i  pandehurit kanë kryer veprën penale të lartë shënuar.

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.