Refuzohet akuza për katër (4) zyrtar komunal, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Refuzohet akuza për katër (4) zyrtar komunal, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Kryetari i trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, të martën 17 nëntor 2015, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve zyrtar të Drejtorisë së Urbanizmit, Kadastrit dhe Gjeodezisë në Komunën e Ferizajt, Qazime Vata, Agim Dërguti, Afërdita Bibaj dhe Xhavit Topalli, të cilët në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, është refuzuar akuza, meqë është konstatuar se për veprën penale për të cilët ata ngarkoheshin sipas aktakuzës së prokurorit të shtetit, është refuzuar akuza për shkak të parashkrimit absolut.

Sa i përket të pandehurit Naser Hoxha, për veprën penale punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 368 paragrafi 1 të KPRK-së, Gjykata ka shqiptuar dënim burgim i në kohëzgjatje prej tre muaj, i cili i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 1.350 euro

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.