Shtatë (7) muaj burgim për veprën penale ushtrimi i ndikimit

Shtatë  (7) muaj burgim për veprën penale ushtrimi i ndikimit

Kryetari i trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Agim Maliqi, të enjten 3 dhjetor 2015, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit B. Sh shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është shpallur fajtor për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe për këtë u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) muaj, ndërkaq në mungesë të provave është liruar nga akuza për veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre nga neni 386 par. 2 lidhur me par. 1 nën paragrafi 1.9 i KPRK-së.

I pandehuri B.Sh u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënimi me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) muaj, për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së se: në mes të  datës 7 dhe 8 janar 2014, në Ferizaj në cilësinë e personit zyrtar policë patrullues në stacionin policor në Ferizaj ka kërkuar dhuratë në shumë prej 200€ nga B. Sh, me qëllim që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, policit hetues, i cili ishte i ngarkuar në një çështje penale, duke i premtuar se do t’i ndihmoj edhe pse ndikimi në personin zyrtar nuk është realizuar”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.