Tre (3) vite burgim për veprën penale vrasja në tentativë

Tre (3) vite burgim për veprën penale vrasja në tentativë

Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, të mërkurën më 9 dhjetor 2015, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit N. B. shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe për këtë u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite.

I pandehuri N.B u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite, për shkak të veprës penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së se: më datë 25.08.2015, me dashje pas një mosmarrëveshje të më hershme për shkak të një borxhi, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin E. B, duke e goditur pesë herë në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe shpinë, me mjetë të fortë të mprehtë– thikë, me ç’rast i dëmtuari ka marrë lëndime të rënda trupore.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.