Dy (2) vite e gjashtë (6) muaj burgim për veprën penale vrasja në tentativë

Dy (2) vite e gjashtë (6) muaj burgim për veprën penale vrasja në tentativë

Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, të enjten më 21 janar 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit S. S. shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili në shqyrtimin fillestar, pas pranimit të fajësisë është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe për këtë u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj.

I pandehuri S.S u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj, për shkak të veprës penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së se: në nëntor të vitit 2015, në Ferizaj, me dashje eventuale ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin I.D, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishe me shokët e tij, ka ardhur i pandehuri me shokun e tij dhe pas një mosmarrëveshje ta para disa ditëve, ka filluar ta fyej të dëmtuarin, kurse i dëmtuari i ka vendosur dorën në gjoks dhe e ka shtyrë, atëherë i pandehuri ka nxjerrë nga brezi thikën e kuzhinës, me gjatësi të tehut rreth 12 cm dhe e ka goditur tani të dëmtuarin në kraharor, nga e cila goditje pëson lëndime të rënda trupore, të cilat kanë rrezikuar jetën e tij dhe kanë shkaktuar dëmtim të përhershëm të shëndetit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.