Një (1) vit burg me kusht, për veprën penale ushtrimi i ndikimit

Një (1) vit burg me kusht, për veprën penale ushtrimi i ndikimit

Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, të mërkurën 16 mars 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit A.S nga Komuna e Ferizajt, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj akuzohet se ka kryer veprën penale ushtrimi i ndikimit nga nenit 345 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe për këtë është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, me kusht që brenda një (1) viti e gjashtë (6) muaj prej kohës kur aktgjykimi të merr formën e prerë të mos kryej vepër tjetër penale.

I pandehuri A.S, akuzohet se gjatë muajit mars – korrik 2011 në Ferizaj, ka pranuar për të ushtruar ndikim mbi vendimmarrje te personat zyrtar, B.I dhe R.P ekzaminer në Ministrinë e Infrastrukturës – Departamenti i automjeteve në Ferizaj, për të i’u ndihmuar kandidatëve, N.Q, J.H, G.B, N.T, A.T, A.A, Q.R, N.H, F.B, P.K, M.S dhe I,S, në provimin për patentë shofer, duke marr nga pesëdhjetë (50) deri gjashtëqind e pesëdhjetë (65) €, për të ndikuar te personat zyrtar që kandidatët e përmendur të kalojnë testin me shkrim dhe vozitjen për patentë shofer.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.