Dy (2) vite burg ndaj të pandehurin Sh.T, për veprën penale të armëve

Dy (2) vite burg ndaj të pandehurin Sh.T, për veprën penale të armëve

Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, të premten 25 mars 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit Sh.T nga Komuna e Ferizajt, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj akuzohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe për këtë është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite.

I pandehuri Sh,T akuzohet se gjatë muajit korrik 2013 në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka mbajtur në pronësi armë të ndaluara me ligjin e zbatueshëm dhe atë: 4 fishek të kalibrave të ndryshëm, një karikator me 10 fishek me mbishkrimet e ndryshme i kalibrit 7.62 x 51 mm,, 2 karikator me 10 copë fishek pistolete, 5 copë eksploziv të llojit TNT secila nga 200 gr, një granatë dore e tipit M-7, një të tipit M-52 një granatë dore e tipit F-1.130 copë fishek të kalibrit të ndryshëm, një mekanizëm i armës së zjarrit, një karikator pistoletë e zbrazur dhe 2 shurdhër të armës së zjarrit, të cilat janë konfiskuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.