Caktohet masa e paraburgimit ndaj K. B, për veprën penale të armëve

Caktohet masa e paraburgimit ndaj K. B, për veprën penale të armëve

Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të dielën më 27 mars 2016, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar si: PP/I.nr.29/2016, të datës 26 mars 2016, në çështjen penale kundër të pandehurit K. B shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Kaçanikut, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës de veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 26 mars 2016 dhe do të zgjasë deri më 25 prill 2016.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Masa e paraburgimit është caktuar konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.