Pesë (5) vite e gjashtë (6) muaj burgim ndaj të pandehurit M.B, për veprën penale dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë

Pesë (5) vite e gjashtë (6) muaj burgim ndaj të pandehurit M.B, për veprën penale dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë

Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi, të premten 17 qershor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit M.B shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, i cilit në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer dy vepra penale dhe atë, dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, u gjykua me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vite e gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) €.

I pandehuri M.B i cili në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohet se ka kryer dy vepra penale, dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, është shpallur fajtor dhe është gjykuar me dënim burgimi dhe me gjobë, se në gusht të vitit 2013, me dashje ka ndihmuar tani të dënuarën S.E, ta kryej veprën penale vrasja e rendë në tentativë, në atë mënyrë që paraprakisht kanë përgatitur kryerjen e veprës penale të vrasjes së bashkëshortit të dënuarës S.E për motive të ulëta.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.