23 vjet burgim për veprën penale vrasja e rëndë

23 vjet burgim për veprën penale vrasja e rëndë

Gjykata Themelore në Ferizaj, të enjten 08.09.2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit B.M, i cilit në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj akuzohet se ka kryer tre vepra penale dhe atë përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovs, veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nen paragrafi 1.11 të KPK-së si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPK-së, dhe për këtë u gjykua me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzetetre (23) vite si dhe dënim me gjobë në shumë prej gjashtëqind (600) €.

I pandehuri B.M në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohet se ka kryer tre vepra penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPK-së, veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.11 të KPK-së si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi  1 të KPK-së, dhe për këtë është shpallur dhe gjykuar me dënim burgimi dhe me gjobë, se: më  datë 09 tetor 2014,  në shtëpinë e të ndjerëve, në fshatin Muhovc Komuna Ferizaj me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët R.M dhe S. M, duke shtënë në drejtim të tyre katër herë me armë gjysmë automatike, për shkak te mos marrëveshjeve të vazhdueshme në mes tyre, ku i ndjeri fillimisht nuk kishte lejuar  që të lidhin martesë, i pandehuri me të ndjerën S.M. Ditën kritike djali i të ndjerit A.M me veturën e tij kishte lëvizur para dyerve të shtëpisë së të pandehurit, dhe me të vërejtur këtë i pandehuri kishte komunikuar me telefon me të ndjerin dhe nga ai kishte kërkuar shpjegim, dhe pas një konflikti verbal mes tyre e ndërprenë telefonin, i pandehuri i revoltuar ka marr pushkën gjysme automatike, ka shkuar tek shtëpia e të ndjerëve, është ofruar afër ballkonit dhe ka shtëne dy herë në drejtim të të ndjerit R.M duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, kurse dy herë ka shtëne në të ndjerën S.M, duke i shkaktuar plage vdekjeprurëse dhe si pasoj e këtyre plagëve të ndjerët ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.