Tre (3) vite burgim ndaj N.B, për veprën penale vrasje në tentativë

Tre (3) vite burgim ndaj N.B, për veprën penale vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 03.03.2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit N.B, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit N.B për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite.

I pandehuri N.B, akuzohet se gjatë vitit 2015, në Ferizaj me dashje ka tentuar të vras të dëmtuarin E.B, për shkak të një shume të parave borxh i më hershëm prej 5.000 euro, me ç’rast i pandehuri në parkingun e veturës afër një marketi në Ferizaj, ka pritur të dëmtuarin të cilin më pas e ka goditur me thikë – mjetë i rrezikshëm, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.