Kryetari Hyseni, mbajti ligjeratë me temën “Zbatimi gjyqësor i Konventes Evropiane me theks të posaçem në Republikën e Kosovës”

Kryetari Hyseni, mbajti ligjeratë me temën “Zbatimi gjyqësor i Konventes Evropiane me theks të posaçem në Republikën e Kosovës”

Tiranë – 27 tetor 2017

Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Bashkim Hyseni mbajti ligjeratē me temën “Zbatimi gjyqësor i Konventes Evropiane me theks të posaçem në Republikën e Kosovës”, në konferencën e përbashkët rajonale, të organizuar nga Akademia e Drejtësisë e Kosovës dhe Shkolla Shqiptare e Magjistraturës në Tiranë . Gjyqtarë, prokurorë dhe akterë të lartë të gjyqësorit nga Shqipëria dhe Kosova, kanè ndarë përvojat dhe perspektivat për zbatimin direkt të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, si dhe standardeve ligjore për ndalimin e diskriminimit. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan për rëndësinë e vëzhgimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjatë vlerësimit gjyqësor të kufizimit të këtyre të drejtave. Konferenca është mbështetur nga Projekti i Qasjes në Drejtësi i UNDP Kosovës.