Bashkim Hyseni, zgjedhet Kryesues i Asamblesë së gjyqtarëve

Bashkim Hyseni, zgjedhet Kryesues i Asamblesë së gjyqtarëve

Është mbajtur mbledhja konstituive e Asamblesë së kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës – nga i cili takim Kryesues i Asamblesë me shumicë votash është zgjedhur Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj

Asambleja ka rol këshillëdhënës për Këshillin Gjyqësor të Kosovës në çështjet që ndërlidhen  me veprimet e Gjykatës duke dhënë propozime dhe rekomandime në çështjet e caktuara si në vijim: performancën e gjykatave në zgjedhjen e lëndëve, hartimin e ligjeve, rregulloreve, infrastrukturën, buxhetin etj.

Asamblenë e përbëjnë kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryetari i Gjykatës së Apelit, kryetarët e gjykatave themelore dhe nga një gjyqtar mbikëqyrës nga secila Gjykatë Themelore. Kryetarët e gjykatave do të jenë anëtarë për aq sa kohë që mbajnë postin e kryetarit të Gjykatës, kurse gjyqtarë të ndryshëm mbikëqyrës nga rajoni i çdo gjykate themelore i cakton Këshilli Gjyqësor i Kosovës çdo vit sipas shortit. Ndërsa, kryesuesi i KGjK-së, merr pjesë në takimet e Asamblesë, por nuk ka të drejtë vote.