Të nderuar qytetarë, media dhe shoqëri civile ju ftojmë të përdorni opcionin e abonimit në uebfaqen e Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ky opsion u mundëson përdoruesve të abonohen dhe të kenë qasje në kohë reale për lajmet, njoftimet dhe raportet e punës.
Butoni i abonimit është i vendosur në këndin e majtë të faqes kryesore në uebfaqen e Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ky format ka për qëllim shpërndarjen më gjerësisht të përmbajtjeve dhe rritjen e qasjes së gjyqësorit në publik, kjo edhe në bazë të një serie veglash online të zhvilluara nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë.
Abonohu në uebfaqen e Gjykatës Themelore në Ferizaj: https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/