Ferizaj, 22 qershor 2020 – Në Gjykatën Themelore Ferizaj ka filluar pilotimi i largimit të regjistrave manual nga përdorimi, duke i zëvendësuar të njëjtit me regjistrat elektronikë të gjeneruar nga sistemi SMIL.
Përmes implementimi të këtij aktiviteti, tani më të gjitha shkresat e pranuara në gjykatë do të regjistrohen në regjistrat elektronik përmes sistemit SMIL, duke ndikuar kështu në rritjen e efikasitetit të punës së gjykatës.
Pas përfundimit të pilotimit të këtij aktiviteti në GjTh Ferizaj, Projekti SMIL do të vazhdojë me implementimin e këtij aktiviteti në të gjitha gjykata e tjera të Kosovës.