Ferizaj, 10 korrik 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatesisht kryetari i gjykatës Bashkim Hyseni, ka mbajtur takim me Trupën Menaxhuese të gjykatës e themeluar sipas Planit të Veprimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Menaxhimin e Krizave.

Trupa Menaxhuese e kësaj gjykate, bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe situatën e krijuar nga pandemia Covid 19, vendosi të reduktojë stafin administrativ dhe teknik, ndërsa seancat gjyqësore do të mbahen duke vlerësuar vetë gjyqtarët nëse ekzistojnë kushtet për mbajtjen e tyre, duke pasur parasysh numrin e pjesëmarrsëve në seancë, mundësinë e mbajtjes së distancës fizike dhe kushtet tjera të përcaktuara në Planin Emergjent të aprovuar nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës.