Ferizaj, 3 shtator 2020 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Demokracia Plus, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, si dhe rekomandimet e dala nga studimi me përdorues të shërbimeve të gjykatave, i cili studim do të shërbej si matës i nivelit të implementimit të këtyre rekomandimeve.
Me këtë rast, kryetari Hyseni falënderoj përfaqësuesit e kësaj organizate për angazhimin e tyre në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Gjykatë, ndërsa gjatë takimit në fokus të veçantë u diskutuan rekomandimet për përmirësimin e shërbimeve që ofron gjykata të dala nga këto raportet të realizuara nga Demokracia Plus, të cilat u mirëpritën nga kryetari Hyseni, i cili me këtë rast i njoftoi të pranishmit se disa prej këtyre rekomandimeve të listuara janë duke u zbatuar ose janë në proces të zbatimit, ndërsa të tjerat do të zbatohen tutje.
Ndryshe, Demokracia Plus me mbështetjen e USAID / Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, është një organizatë që ka bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Ferizaj, duke përgatitur anketa me qytetarët për të matur transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë në vend.