Ferizaj, 4 shtator 2020 – Me përkrahje të Programit të USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë dhe D+, umbajt takimii i parë (virtual) të Komitetit të Përdoruesëve të Shërbimeve të Gjykatës Themelore Ferizaj, ku pjesëmarrës ishin gjykatës, avokatë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në takim u diskutua rreth (mos) përdorimit të ueb faqes zyrtare të gjykatës si burim informacioni. Nga takimi dolen një numër rekomandimesh për përmirësim, ku ndër të tjerash u theksua rëndësia e azhurnimit të ueb faqes me kohë (sidomos për orare të seancave), lejimi i mundësisë së pagesës së taksave gjyqësore online, dhe informimi më i mirë i opinionit të gjerë rreth marrjes së informatave për punën e gjykatës përmes ueb faqes në mënyrë të lehtë dhe të besueshme.
Ky komitet është mekanizëm që mundëson lidhje direkte komunikimi në mes të gjykatave dhe hisedarëve të saj, duke e bërë sistemin e drejtësisë më gjithëpërfshirës dhe duke kontribuuar kështu në përmirësim të kualitetit të shërbimeve të ofruara.