Ferizaj, 26 shtator 2020 – Ndërmjetësimi është procedure jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë – ndërmjetësit, për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.
Kjo procedurë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është transparente, e shpejte, e lire dhe efektive në 90% të rasteve.
Referimi i rasteve për ndërmjetësim ndihmon në rritjen e efikasitetit dhe punën e gjykatës. Ndërmjetësimi ju lejon palëve në procedurë të vendosin vet për kushtet e marrëveshjes dhe në të njëjtën kohë normalizon marrëdhëniet mes palëve.
Seancat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve – ndërmjetësimi, përveç pranisë fizike, mund të zhvillohen edhe në mënyrë virtuale (online) përmes platformave që ju përshtaten palëve dhe ndërmjetësuesit. Një ndër platformat më të përdoruara është Jitsi Meet. Kjo platformë është një mënyrë alternative e cila ju mundëson t’i shmangni seancat gjyqësore dhe të zgjidhni rastin tuaj përmes ndërmjetësimit online.
Provoni ndërmjetësimin!