‘Gjykata Ime’ tashmë e qasshme dhe në shërbim të qytetarëve

‘Gjykata Ime’ tashmë e qasshme dhe në shërbim të qytetarëve

Këshilli Gjyqësor i Kosoves dhe Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë JSSP, kanë publikuar faqen “Gjykata Ime”, një burim kryesor i informacioneve online që lidhen me gjyqësorin e Kosovës.

‘Gjykata Ime’ tashmë është e qasshme dhe në shërbim të qytetarëve, e cila ndihmon gjyqësorin që të jetë më afër qytetarëve, si kurrë më parë! Me vetëm disa klikime ne ueb faqen e Gjykatës Themelore në Ferizaj, publiku ka qasje online në shërbimet e të gjitha gjykatave të Kosovës, kontakte të ndihmës juridike, pyetjet e shpeshta nga qytetarët, mundësitë e punësimit në gjykata, si dhe shumë burime të tjera!

Për më shumë klikoni linkun: www.gjykataime.org

Ndërsa për të mësuar më shumë në lidhje me avantazhet e “Gjykata Ime” shikoni videon nga këndvështrimi i Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj dhe Drejtoreshës së Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), Pranvera Reçica-Krikbride. Ueb faqja e zhvilluar nga JSSP, ka për qëllim që të rrisë qasjen e qytetarëve në gjyqësor duke u mundësuar atyre përdorimin e mjeteve dhe burimeve të ndryshme me vetëm disa klikime.

https://fb.watch/1ySh9Bc1wB/