Ferizaj 17 nëntor 2020 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni dhe administratori i gjykatës Sejdi Sadiku, kanë pritur sot në takim lamtumirës drejtoreshën e Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), Pranvera Reçica-Krikbride dhe përfaqësuesit e këtij projekti Dren Doli dhe Isuf Zejna.
Kryetari Hyseni me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e Programit të USAID, për mbështetjen e vazhdueshme për Gjykatën Themelore në Ferizaj, në ngritjen e kapaciteteve të shqyrtimit paraprak të lëndëve, përkrahjen e vazhdueshme në procesin e anonimizimit të vendimeve gjyqësore, zhvillimin e ueb faqes së gjykatës, përkrahjen e vazhdueshme në procedurën alternative për zgjidhjen e lëndëve – ndërmjetësimit, në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies etj.