Ka përfunduar mandatin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Bashkim Hyseni, i vlerësuar nga organizata të shumta si njëri prej udhëheqësve, që ka renditur gjykatën më të vlerësuar të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Bashkim Hyseni në mandatin e tij si kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj do të mbahet mend, jo vetëm për menaxhimin e mirë të punës, por edhe për një varg suksesesh të gjykatës, të cilat, para së gjithash lidhen me emrin e tij.
Gjykata Themelore në Ferizaj, përfshirë gjyqtarët dhe stafin civil, do të bëjnë çmos që sukseset që gjykata korri me në krye Bashkim Hysenin, të vazhdojnë e ta bëjnë krenarë secilin. Vetëm duke ndjekur shembullin e punës, përkushtimit e profesionalizmit te kryetarit të deritanishëm, do të mund të rrisim besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe në Gjykatën Themelore në Ferizaj në veçanti.
Kryetari aktual i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni sot ka përfunduar mandatin e tij në këtë pozitë të cilën e ushtroi për dhjetë (10) vjet, ndërsa dorëzoi këtë detyrë tek Sahit Krasniqi gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, i cili me vendim të KGJK-së ëstë caktuar Ushtrues Detyre i Kryetarit të Gjykatës, deri në zgjedhjen e kryetarit.
Gjykata me në krye Bashkim Hysenin, gjatë këtyre 10 viteve të udhëheqjes së tij, është vlerësuar nga organizata të ndryshme për efikasitetin dhe transparencën, dhe për këtë jo rrall herë ka marr çmime dhe është nderuar me çmim për motivacion.
Së fundmi Rrejti i Organizatave joqeveritare AVONET, ka ndarë çmimin për motivacion në shenjë mirënjohje për kontributin si kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt, për transparencën e publikimeve të aktgjykimeve, për përformancen më të lartë në cilësinë̈ e shërbimeve.
Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht kryetari i kësaj gjykate, ka pranuar çmimin Gjykata më Transparente në Kosovë – për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të aktgjykimeve, e ndarë nga BIRN dhe FOL, me mbështetjen e programit të USAID – JSSP.
Në gusht të vitit 2018, pas prezantimit të gjetjeve të raporteve “Vlerësimi i Qytetarëve mbi Shërbimet e Gjykatave Themelore” dhe “Cilësia e shërbimeve të ofruara nga gjykatat themelore të Kosovës – sipas vlerësimit të avokatëve”, gjykata kishte marrë nota pozitive në këtë aspekt.
Në anën tjetër hulumtimet e dizajnuara dhe ndërmarrë nga Demokracia Plus për t’i mbledhur pikëpamjet e qytetarëve për performancën e shtatë (7) Gjykatave Themelore të Kosovës, kishte vlerësuar Gjykatën Themelore të Ferizajt me shërbimet dhe top performuesin për qytetarë.
Bashkim Hyseni, nga viti 2017 është kryesues i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave.
Hyseni, nga 1 janar 2021, rrugëtimin e tij për vendosjen e drejtësisë do ta vazhdojë në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.