Kaçanik 17 janar 2021 – Të nderuar kolegë dhe miq, me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hebib Burrniku – Referent i Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.
U.D. Kryetari i Gjykatës Themelore Ferizaj – Sahit Krasniqi, në emër të gjykatës, ju shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë̈ miqve të të ndjerit Burrniku.
Burrniku ka qenë i angazhuar në pozitën e Referentit në Degën në Kaçanik, gjykata do ta kujtoj përherë për përkushtimin në punë dhe urtësinë e tij.