Ferizaj, 11 mars 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.R. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak ë veprës penale vrasje nga neni 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprës penale mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së., i pandehuri D.K. i akuzuar për veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 të KRPK-së, dhe të pandehurit D.K, A.R.1., F.R. dhe A.R.2. të akuzuar secili veç e veç për veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të KPRK-së.
Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.R. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; të pandehurin A.R.1.. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet; të pandehurin F.R. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet; të pandehurit A.R.2. i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj dhe të pandehurin D.K, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro.
I pandehuri A.R. akuzohet se më 28.02.2018 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.H., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumë prej 60.000 euro, lidhur me një veturë të markës BMË-X5 të cilin i pandehuri i kishte shitur D.K., me ndërmjetësimin e tani të ndjerit, e të cilin borxh D.K. sipas marrëveshjes është dashur ta paguaj deri me datën 28.02.2018. I pandehur i shoqëruar me axhën dhe dajën e tij kanë shkuar në Prishtinë për ta kërkuar borxhin, mirëpo D. ju thotë se do të vij në Ferizaj dhe e paguaj borxhin, kështu që ata janë kthyer ne kafeterin e tyre, kurse D. dhe i ndjeri B. kanë arritur në të njëjtin vend më vonë me ç’rast D. iu thotë se “ ju ma keni shqetësuar familjen qe keni ardhur tek shtëpia ime dhe këtë punë nuk e lan as hoxha e as prifti”, kështu qe i pandehuri së bashku me babain dhe vëllezërit e tij (pjesëmarrës në rrahje), janë revoltuar dhe ka filluar fyerja reciproke mes tyre, kurse F. e nxjerr jashtë tani të ndjerin B., por B. godet F. me kokë në pjesën e hundës dhe e rrëzon në tokë, atëherë dalin edhe i pandehuri A.R, A.R.1. dhe A.R.2. dhe fillon rrahja, atëherë B. fillon të ik, kurse i pandehuri A.R. nxjerr pistoletën dhe shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, me ç’rast njëra predhë e godet ne pjesën e nën gjurit të këmbës së majtë, kurse predha tjetër në regjionin e shpinës duke dal në buzën e poshtme të gojës, e cila shqyen arterien karotide të majtë, kurse i ndjeri rrezohet ne skaj të rrugës dhe në gjendje të shtrire i pandehuri së bashku me babain dhe vëllezërit e tij fillojnë ta godasin me shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, kurse si pasoje e gjakderdhjes i ndjeri B.H. ndërron jetë në vend të ngjarjes.
I pandehuri D.K. akuzohet se më 1301.2018 në Ferizaj, me paraqitje të rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka mashtruar pronarin e auto sallonit A.R.1., në atë mënyrë që ka lidh një kontratë për blerjen e automjetit “BMË X5.30 Xdrive, për çmimin prej gjashtëdhjetekatërmijë (64.000.00)€, me ç’rasti ka paguar 4.000 euro kurse shumën tjetër është dashur ta paguaj me 28.02.2018, mirëpo i pandehuri veturën e ka shitur, kurse paratë nuk ia ka paguar në afatin e caktuar, por ka shkuar te i dëmtuari kinse për të kërkuar afat shtesë, me ç’rast ka filluar të fyej, me arsyetimin pse i kane shkuar te shtëpia për të ia kërkuar borxhin duke ju thënë “se këtë punë nuk e lanë as prifti as hoxha “, kështu që ka filluar konflikti fizik ne mes tij dhe të dëmtuarit ku janë përfshirë edhe vëllezërit dhe babai i të dëmtuarit dhe shoku i tij B. i cili ka ndërruar jetë si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.