Ferizaj, 28 maj 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.S. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari individual i Divizionit Penal Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) muaj.
I pandehuri akuzohet se më 04.10.2018, në kohë të pacaktuar, në Ferizaj, duke i fshehur faktet i ka vënë në lajthim të dëmtuarit Sh.B dhe F.B, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i ka mashtruar duke i shtyrë të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që ju ka marr shumën prej 2.000 euro, në emër të rregullimit të një vize gjermane, por asnjëhere nuk ia kishte rregulluar vizën dhe nuk u ka kthyer paratë të dëmtuarve.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.