Këta janë referentët e Gjykatës Themelore në Ferizajt, të cilët pranojnë me qindra kërkesa për lëshimin e çertifikatës së gjendjes penale të aplikantëve, të cilat kalojnë nëpër duart e tyre vetëm gjatë një muaji.
Drita Ujupi është punëtorja me përvojën më të gjatë në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Plotë 43 vjet përvojë pune në pozitën e sekretares juridike. Ajo aktualisht përgatit për aplikuesit çertifikatat e gjendjes penale, si dhe ndihmon kolegët, me të cilët ndanë zyrën.
Në anën tjetër është Burim Haxhidema, zyrtari më i ri, i cili i është bashkuar grupit të referentëve të palodhshëm të Shkrimores Penale. Ai është zyrtar ligjor dhe i ngarkuar me punën e referentit të Departamentit për të Mitur; me rastet e procedurës paraprake, si dhe me pranimin e të gjitha urdhëresave gjyqësore konfidenciale. I njëjti është përgjegjës për verifikimin e të kaluarës kriminale për palët, të cilët aplikojnë për çertifikatat e gjendjes penale, njëkohësisht pranon edhe kërkesat online të aplikantëve për këto çertifikata.
Falë punës së këtyre referentëve nga janari deri në fund të qershorit 2021, gjykata ka pranuar dhe përfunduar mbi katërmijekatërqind (4.400) kërkesa për certifikatën e gjendjes penale, ndërsa përmes aplikimit online janë pranuar dhe përfunduar mbi gjashtëdhjetë (60) çertifikata.
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, palët e interesuara për çertifikatën e gjendjes penale mund të aplikojnë edhe online përmes këtij linku: https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/info-te-pergjithshme…/