Kaçanik 4 gusht 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.V dhe V.V. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Degës në Kaçanik Burhan Berisha, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 01.08.2021 në një lokal në Kaçanik, , të pandehurit në bashkëkryerje me te pandehurin B.V. i cili për momentin gjendet në arrati, me dashje kane përdorur force fizike ndaj te dëmtuarve Q.T., Gj.T. dhe A.T., në atë mënyrë që përderisa të dëmtuarit ishin duke qëndruar në lokal, aty shkojnë të pandehurit ku fillimisht i pandehuri B.V. ia kishte zgjatur dorën për tu përshëndetur me të dëmtuarin Q…. por i njëjti kishte refuzuar të përshëndet dhe si shenjë hakmarrje e godet me kokë në ballë, e pas tij edhe i pandehuri F… e kishte goditur me një mjetë të fort shishe të birrës në kokë, mjetë ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, menjëherë aty kishte ndryrë Gj… dhe A… për ti ndaluar por Gj…. e kishte goditur i pandehuri V.V. me grusht, shishe dhe gotë të qelqit në hundë, ku si pasoje e këtyre goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore, për te cilat posedojnë raporte mjekësore.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.