Ferizaj 21 shtator 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.B dhe R.C. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje pranimi i ryshfetit në sektorin privat nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit më 20.09.2021, në Prishtinë, në cilësinë e kryetarit-anëtarit të sindikatës së punëtorëve të ish-ndërmarrjes “…”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar para nga i dëmtuari B.K., si dhe nga ish të punësuar të tjerë të ish-ndërmarrjes “….”, e cila është privatizuar nga AKP-ja, ashtu që tani ka filluar afati i aplikimit të ish-punëtorëve të kësaj ndërmarrjes për përfitimin e 20%, me ç ‘rast të pandehurit pa autorizim kërkojnë shuma të të hollave nga 50 €, për dorëzimin e dokumentacionit për aplikimin e 20 % në AKP, edhe pse të njëjtëve ju takon sipas ligjit mbi privatizimin .
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.