Ferizaj, 1 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.Sh. shtetas i Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 320 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin N.Sh.. e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej tetëqind (800) euro.
I pandehuri Sh.M. akuzohet se nga viti 2011 e tutje në Shtime, në mënyrë të kundërligjshme uzurpon pronën e paluajtshme të të dëmtuarit S.S. dhe atë truallin, vendi i quajtur Shtime në sipërfaqe prej 225 metra katror, në të cilën ka ndërtuar objekt pa pëlqimin e të dëmtuarit, duke ja bërë të pamundur shfrytëzimin e pronës.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.