Gjykata Themelore në Ferizaj me mbi 7.430 aktgjykime të publikuara në web

Gjykata Themelore në Ferizaj me mbi 7.430 aktgjykime të publikuara në web

Ferizaj 2 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, përshirë Degët në Kaçanik dhe Shtërpcë, nga muaji janar deri më 31 tetor 2021 në web portalin gjyqësor ka publikuar mbi 2.500 aktgjykime.

Numri total i aktgjykimeve të publikuara deri më tani është 7.431, ndërsa duke filluar nga muaji nëntor bazuar në plotësim Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Publikimin e Vendimeve të Përpunuara i miratuar nga KGJK, përveç aktgjykimeve do të publikohen të gjitha aktvendimet Meritore të cilat janë të qasshme për publikun. E gjithë kjo po bëhet me qëllim të promovimit dhe rritjes së transparencës së gjyqësorit.

Në linkun në vijim gjeni vendimet e publikuara të Gjykatës Themelore në Ferizaj:
https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/…/lista-me…/