Ferizaj 16 nëntor 2021 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Mustaf Tahiri, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt z.Basri Shabani i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka diskutuar çështje me interes të përbashkët për dy institucionet.
Kryetari i gjykatës me këtë rast ka falënderuar drejtorin Shabani për bashkëpunimin korrekt në mes Gjykatës dhe Stacionit Policor në Ferizaj.
Në anën tjetër drejtori Rajonal i Policisë për Ferizaj z.Shabani, pasi ka uruar Kryetarin Tahiri për detyrën e re, ka thënë se gjykata do të këtë përkrahjen e tij për një bashkëpunim korrekt dhe të mirëfilltë, në të gjitha aspektet dhe në kuadër të kompetencave ligjore.
Kryetari Tahiri dhe drejtori Shabani, u zotuan që të vazhdojë bashkëpunimi i tyre edhe në të ardhmen përmes takimeve të ndërsjella.